×
  • Extra
  • Extra

    Spikeren e lajmeve e kap e qeshura gjatë transmetimit “live”, momenti bën xhiron e rrjetit

    Reporteri
    03 Tetor 2023 | 18:05

    Spikerja e njohur gjermane në kanalin ARD Susanna Daubner, e cila drejton lajmet prej 24 vitesh, e ka pasur e qeshura gjatë transmetimit live.

    Kolegët e njoftuan nga studio tjetër dhe ajo duhej të lexonte lajmet për samitin e kancelarit gjerman Scholz, por nuk ia doli kurrë.

    Shpërthimi i lezetshëm i të qeshurave ka zgjatur për një minutë të tërë dhe, duke gjykuar nga reagimet, ka gëzuar edhe shumë përdorues të rrjeteve sociale.

    Më pas, Susana u përpoq t’i shpjegonte Bild se çfarë ndodhi, duke thënë se shkas për të qeshurën ishte pikërisht një kolege e cila foli me gëzim, pas një diskutimi për rregullat e regbit. Megjithatë, ajo theksoi se shumë shikues e kanë kontaktuar për ta falënderuar që “ua ka bërë ditën gaz”. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!