Feka Rexhepi, ka punuar për 45 vite si polic.

Ai ka folur me nostalgji për kohën kur i shërbeu vendit.

Rexhepi thotë se kjo nostalgji për uniformën e policit nuk do t’i hiqet kurrë.

Reklamë

“Sa t’jem gjallë deri në vdekje, nostalgjia për uniformen edhe për policinë nuk do t’më hiqet, deri sa t’më rrah damari i zemres time”, tha Rexhepi për T7.

Kurdo që të jetë nevoja, ai është shprehur i gatshëm t’i dalë zot vendit.

“Unë kolegëve të mi iu kam thënë pa shaka, me plot kuptimin e fjalës, me plot shpirtin, jo nga trimëria, por kurdoherë që keni nevojë për mu, jam i gatshëm me ardhë. Krejt çka muj me bo për të mirën e vendit tim, nuk do ta kursej asnjë minutë”.