×
  • Extra
  • Extra

    “Guinness World Records” prezanton specin e ri më të djegës në botë

    Reporteri
    19 Tetor 2023 | 12:25

    Shtëpia e rekordeve Guinness ka ‘kurorëzuar’ specin Pepper X, si speci më i djegës në mbarë botën, duke e rrëzuar nga froni specin djegës Carolina Reaper pas 10 vitesh, shkruan BBC, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Nëse krahasohet, një spec habanero zakonisht kap 100,000 njësi të të djegësit, por Pepper X regjistron 2.69 milionë njësi.

    Kultivuesi Ed Currie është ai i cili ka krijuar të dy specat që hynë në rekord Guinness.

    Si pronar i specit, Currie ka thënë se bishtajat dhe farat e specit nuk do të shiten.

    “Kjo ishte një përpjekje ekipore. E dinim se kishim diçka të veçantë, kështu që i lashë vetëm disa nga familja dhe miqtë e mi të afërt ta dinin të vërtetën”, u shpreh ai.

    Currie ka kultivuar specin Pepper X për një dekadë në fermën e tij në Karolinën e Jugut./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!