Një burrë nga Carolina e Veriut akuzohet se ka mbajtur një grua 24-vjeçare dhe foshnjën e saj në shtëpinë e tij për më shumë se një muaj.
Burri 54-vjeçar e ka detyruar gruan të jetë skllavja seksuale e tij.
James Bryan Peterson u arrestua javën e kaluar pasi rrëmbeu gruan dhe fëmijën e saj tetë muajsh me kamionin e tij të shërbimeve më 4 korrik.
Nëna dhe foshnja e saj shpëtuan pasi ajo arriti të telefononte ‘911’ në datë 9 gusht, duke thënë se mbahej kundër dëshirës së saj në shtëpinë e Peterson në Willard.
Policia tha se gruaja ishte detyruar të ishte skllave seksi për Peterson gjatë muajit që u mbajt si rob.
Përveç sulmit seksual, Peterson dyshohet se e ka goditur vazhdimisht dhe e ka kërcënuar me armë. Autoritetet thanë se gruaja dhe fëmija i saj tani janë të sigurt.
Peterson u la i lirë nga burgu i rrethit Pender një ditë pas arrestimit pasi la një garanci prej 20 mijë dollarë.
Policia më pas ekzekutoi një urdhër kërkimi në shtëpinë e tij dhe e arrestoi përsëri.
Ai tani është akuzuar edhe për trafikim njerëzor, rrëmbim, robëri, skllavëri seksuale dhe kufizim kriminal.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.