×
  • Lajme
  • Lajme / Protesta e njësive elitare të Policisë së Kosovës

    Opozita njëzëri: Heronjtë e Kosovës po injorohen e nënçmohen nga Qeveria, vendi ynë meriton më mirë

    Reporteri
    01 Nëntor 2023 | 15:18

    Pas protestës së sotme para Qeverisë të njësive elitare të Policisë së Kosovës, kanë reaguar edhe nga opozita të cilët e kanë cilësuar pushtetin nënçmues ndaj kërkesa të tyre.

    Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi tha se pamjet që u shfaqen sot nuk është dashur t’i shohim kurrë, siç th ai “posaçërisht, pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit tonë”.

    Kryetari i PDK-së tha se Njësiti Special Intervenues dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive u detyruan të protestojnë ndaj vendit të tyre, kundër injorimit dhe nënçmimit që po ju bëhet nga ta.

    “E vërteta e kësaj Qeverie! Këtë fotografi nuk është dashur ta shohim kurrë! Posaçërisht, pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit tonë. Njësiti Special Intervenues dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, krenaria e shtetit tonë, detyrohen të protestojë para Qeverisë së vendit të vet, kundër injorimit dhe nënçmimit që po ju bëhet nga ta.

    “Trishtim e dëshpërim” e ka quajtur sot protestën e sotme Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Në postimin e tij të bërë në Facebook, kreu i LDK-së ka thënë se njësia më elitare është detyruar të protestojë, e që sipas tij Qeveria nuk po i dëgjon kur ata kanë nevojë.

    “Trishtim. Dëshpërim. Njësia më elitare e shtetit detyrohen në protestë. Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë. Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

    Ndërsa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pati një thirrje për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Sipas tij, Policia e Kosovës ka të drejtë dhe Kurti duhet ta respketojë atë.

    Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, dhe ata të Njësitit për trajtimin e mjeteve eksplozive kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës.

    Ata kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

    Ata kanë kërkuar nga kryeministri Kurti që të reflektojë dhe të takohen për të diskutuar për realizimin e kërkesave të tyre.

    Këto dy njësite elitare të Policisë thanë se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave, teksa kërkuan që të mos luhet me dinjitetin e tyre.

    “Nuk do të zmbrapsemi deri në realizimin e tyre. Ftojmë kryeministrin dhe Qeverinë të ndërmarrin hapa konkretë në realizimin e tyre. Ju i nderuar kryeministër i dini shumë mirë rreziqet dhe kërcënimet që operatorët e këtyre njësive i bartin gjatë gjithë kohës, jo vetëm gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, por edhe në jetën private. Prandaj mos luani me dinjitetin tonë, me jetën e familjeve tona. Ne kemi dëshmuar vetën në shumë raste të kaluar dhe së fundmi në neutralizimin e grupit terrorist më 24 shtator. Kërkojmë që propozimin e dhënë për shtesat e rrezikshmërisë ta rishikoni dhe të pranoni kërkesat tona dhe presim që së shpejti të takohemi dhe t’i zgjidhim së bashku.

    Kërkesat tona janë: Kategorizimin si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve dhe Rrezikshmëria të caktohet në 50 përqind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës”, u shpreh përfaqësuesi i tyre.

    Pjesë nga fjalimi para Qeverisë:

    Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive sot jemi mbledhur para Qeverisë për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë tona në lidhje me kategorizimin e rrezikshmërisë në punë sidomos për shtesat e parapara me ligj. Këto dy njësi janë të trajnuara dhe të përgatitura me standardet më të larta ndërkombëtare, janë të specializuar dhe çertifikuar në luftën kundër terrorizmit, lirimin e pengjeve, si dhe rastet ku cënohet siguria kombëtare, gjithashtu edhe intervenime ku rrezikshmëria vlerësohet të jetë ekstreme. Prandaj jemi njësi elite të Policisë së Kosovës. Këto dy njësi janë të trajnuar nga akademitë dhe njësitë më prestigjioze në botë. Jemi të përgatitur dhe të barabarta me njësi elite të botës e një gjë të tillë e dëshmon pjesëmarrja dhe suksesi në shumë operacione policore e gara ndërkombëtare duke sjellë edhe medalje për Kosovën. Këto dy njësi gjithmonë kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë duke realizuar operacione sidomos në pjesën më të ndjeshme të vendit duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetin shtetëror. Pakënaqësitë tona nuk datojnë nga dje, por ka më shumë se 10 vite që kemi marrë premtime për benifite të cilat na takojnë, por asnjëherë nuk janë realizuar. Fillimisht arsyet e mospërmbushjes së kërkesave tona ka qenë mungesa e ligjit të pagave….

    Përkundrazi ka pasur edhe ulje në kategorizimin e rrezikshmërisë, madje shtesa e veçantë të cilën e kemi gëzuar nga viti 2010 u ndalua e tëra. Ne jemi unikë në në kërkesat tona sepse janë kërkesa legjitime dhe të nevojë urgjente. Nuk do të zmbrapsemi deri në realizimin e tyre. Ftojmë kryeministrin dhe Qeverinë të ndërmarrin hapa konkretë në realizimin e tyre. Ju i nderuar kryeministër i dini shumë mirë rreziqet dhe kërcënimet që operatorët e këtyre njësive i bartin gjatë gjithë kohës, jo vetëm gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, por edhe në jetën private. Prandaj mos luani me dinjitetin tonë, me jetën e familjeve tona. Ne kemi dëshmuar vetën në shumë raste të kaluar dhe së fundmi në neutralizimin e grupit terrorist më 24 shtator. Kërkojmë që propozimin e dhënë për shtesat e rrezikshmërisë ta rishikoni dhe të pranoni kërkesat tona dhe presim që së shpejti të takohemi dhe ti zgjidhim së bashku.

    Kërkesat tona janë:

    Kategorizimin si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve

    Rrezikshmëria të caktohet në 50 përqind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!