Dy pjesëtarë të ushtrisë amerikane janë vrarë në Afganistan, njoftoi Aleanca Veri-Atlantike (NATO).
Ata janë vrarë “gjatë një aksioni” tha misioni i NATO-s.
Emrat e tyre nuk u bën të ditur, derisa të bëhet identifikimi nga anëtarët e familjes, në pajtim me rregullat e Pentagonit.
Deklarata nuk jep detaje se si u vranë ushtarët amerikanë.
Incidenti ndodhë në kohën kur SHBA-ja po negocion me talibanët arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës afro 18-vjeçare afgane.
Shtetet e Bashkuara përfunduan zyrtarisht misionin e saj luftarak në Afganistan në vitin 2014, por rreth 14,000 trupa amerikane mbeten në vend, kryesisht duke trajnuar dhe këshilluar forcat qeveritare që luftojnë me talibanët, mbështetësit e grupit ekstremist Shteti Islamik dhe militantë të tjerë.
Më shumë se 2.400 anëtarë të shërbimit amerikan kanë vdekur në Afganistan, që nga pushtimi i drejtuar nga SHBA-ja më 2001, për të mundur talibanët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.