×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri britanik këmbët mbi tavolinë gjatë takimit me presidentin francez

    Reporteri
    22 Gusht 2019 | 21:22

    Kryeministri britanik, Boris Xhonson, u fotografua me këmbën e ngritur mbi tryezë gjatë një takimi me presidentin francez, Emanuel Makron, në Pallatin Elize të Francës.


    Ky ishte një takim i rëndësishëm, për shkak se do të diskutohej edhe dalja e Britanisë nag BE-ja.

    Komentuesit në rrjete shoqërore e quajtën Xhonsonin të pasjellshëm dhe veprimin e tij “një turp për të gjithë vendin”.

    Megjithatë, një video e shfaqur pak më vonë tregoi se dy udhëheqësit ishin në fakt duke bërë shaka me njëri-tjetrin në atë çast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!