Viti po mbyllet dhe keni vendosur të bëni një ndryshim? Keni menduar të kujdeseni pak për veten? Dëshironi të kurseni para? Cilado qoftë arsyeja, nëse keni vendosur të reduktoni alkoolin, ne jemi me ju.
Nuk është e lehtë. Çfarë duhet të pini në bare në vend të pijeve alkoolike? Të tjerë thonë se sforcohen sepse alkooli i ndihmoi të qetësoheshin pas punës.
Derek Brown është një banakier, që pinte çdo natë për 22 vjet dhe vendosi të bëjë ndryshime në jetën e tij. Ai është gjithashtu një trajner Wellness, themelues i Positive Damage Inc., dhe i ndihmon njerëzit të jetojnë shëndetshëm. Për rrjedhojë, ka dhënë disa këshilla të vlefshme.
Zëvendësoni: Gjeni alternativa pa alkool, të tilla si koktejl ose birra pa alkool.
Shmangni: Shmangni vendet që do t’ju tundojnë dhe njerëzit që do t’ju bëjnë presion për të pirë më shumë sesa do të dëshironit.
Kujdes me zgjedhjet: Zgjidhni një pije me pak alkool si birrë, në vend të një pije të fortë si xhin-toniku juaj i preferuar. Dhe nëse doni më shumë pije përgjatë mbrëmjes, provoni t’i alternoni ato – një pije, një koktejl, një birrë me pak ose jo alkool dhe përsëri e njëjta gjë.
Kërkoni ndihmë: Gjeni dikë të cilit i besoni dhe kërkoni që t’ju mbështesë. Ndoshta edhe ai dëshiron shoqëri në udhëtimin e tij pa alkool.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.