Larry Sveringen, 48 vjeç, i cili u dënua me vdekje në vitin 2000 për rrëmbim, përdhunim dhe vrasje të studentes nëntëmbëdhjetë vjeçare Melissa Trotter, u ekzekutua gjatë ditës së djeshme.
Deri në momentin e fundit të jetës, ai pretendoi se ishte i pafajshëm. Dënimi me vdekje u krye në orën 18:47 gjatë ditës së djeshme, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Studentja Melissa Trotter u pa për herë të fundit e gjallë më 8 Dhjetor 1998, dhe trupi i saj u gjet 25 ditë më vonë në Pyllin Kombëtar në Sam Houston.
Sveringen u përpoq në mënyrë të përsëritur të hedhë poshtë aktgjykimin, duke argumentuar se ishte bërë me prova rrethanore dhe hulumtime të dyshimta mjekoligjore.
Prokurorët e bazuan çështjen në dëshminë e dëshmitarëve, të dhënat e celularit dhe provat e gjetura në shtëpinë dhe kamionin e tij.
Dëshmitarët pretenduan se e kishin parë Trotter të largohej nga kampusi më 8 dhjetor të shoqëruar nga Sveringen.
Në thonjtë e viktimës po ashtu u gjet ADN-ja e Sveringen, çka u konsiderua si prova më e fortë në këtë rast.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.