Ditën e sotme u dyshua se ka pasur edhe dhunë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, dhe sipasojë u aludua se produksioni ndërpreu për disa orë transmetimin.
Lidhur me këtë ka reaguar moderatori, Alaudin Hamiti.
Sipas tij, ndërprerja e transmetimit ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik.
Sipas tij, ky defekt ka errësuar dy kanale të platformës, por që pas intervenimit transmetimi është rikthyer pas një ore e gjysmë.
Aludimet për dhunë fizike i ka hedhur poshtë, teksa i ka cilësuar si të rreme.




