Arbër Hajdari, themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, i cili me nismën e tij ka ndihmuar qindra fëmijë në nevojë, ka bërë të ditur se së shpejti do të bëhet baba.

“Po do të bëhem baba shumë shpejt”, tha Arbër Hajdari në Top Channel.

Ai ka zbuluar edhe gjininë e bebes. Hajdari tha se do të bëhet baba i një vajze, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Reklamë

“Unë doja të bëhesha baba i një vajze dhe më dhuroi një vajzë”, është shprehur ai.

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera Devolli kanë kurorëzuar dashurinë e tyre disavjeçare vitin e kaluar. /Reporteri.net/