Këngëtarja shqiptare me famë botërore ndodhet në Japoni, për të promovuar këngën e saj të re ‘Houdini’. Si gjithnjë ylli i popit tërheq vëmendje me paraqitjen e saj.
Dua mbante veshur një kostum ngjyrë hiri dhe bizhuteri në ngjyrë gold, ndërsa një fotograf e ka ndaluar për t’i shkrepur disa foto.
Pikërisht varëset e saj në formë kryqi kanë tërhequr vëmendjen e fansave në rrjet. Kjo zgjedhje e aksesorëve bëri bujë, veçanërisht kur mendohet se Dua është e njohur botërisht si përfaqësuese e besimit mysliman.
Megjithatë, Dua ka treguar se është përtej etiketimeve dhe stereotipave dhe se është e lirë të eksplorojë dhe të shprehë veten në mënyra të ndryshme përmes artit dhe modës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.