Liderët e 7 vendeve më të zhvilluara dhe industrializuara të globit kanë mbërritur në Biarritz të Francës, aty ku do të mbahet për dy ditë samiti i G7 me temë “Luftimi i pabarazisë sociale.” Axhenda këtë vit përmban një sërë çështjesh.
Vetëm një ditë më parë ka nisur një luftë e ashpër tregtare SHBA-Kinë, ndërsa zjarret në amazonë janë konsideruar nga liderët europianë si një krizë ndërkombëtare. Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje që liderët e G7 të diskutojnë seriozisht mbi këtë çështje.
Macron do të duhet të shfrytëzojë të gjithë zotësinë diplomatike për vendosjen e ekuilibrave që nga darka e hapjes të shtunën deri te konferenca përfundimtare për shtyp të hënën pasdite.
Nga Irani te tregtia duke kaluar te Brexit, linjat e ndarjes shtohen mes një Donald Trumpi të paparashikueshëm, tashmë në fushatë për t’u rizgjedhur, një kryeministër i ri britanik rpvokues si Boris Johnson.
Në këtë samit priten edhe takime bilaterale të presidentit Trump me kancelaren Merkel, me mikpritësin Emmanuel Macron, kryeministrin britanik, Boris Johnson, kryeministrin japonez, Shinzo Abe, atë kanadez, Justin Trudeau, dhe kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, që është i ftuar në këtë samit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.