Filmi “5 Herë Jo” i Bora Zemanit dhe Donald Veshajt pritet të ketë premierën ditën e nesërme (12 dhjetor).
Përpara kësaj, ata kanë dhënë një konferencë për shtyp.
Dyshja kanë zbuluar disa detaje rreth këtij filmi, mes tyre edhe një ftesë që i është bërë kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në projekt. Megjithatë, për shkak të angazhimeve të shumta ai nuk mund të ishte pjesë e projektit të çiftit.
“I kam bërë një ftesë për të qenë aktor, sepse ndërtuam një rol për të, që Z. Kryeministër të ishte një kamarier në Vuno, që e kishte passëordin e lokalit Rilindje 2050”, u shpreh Donaldi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.