×
  • Show Time
  • Show Time

    “Po të mos ishte Asani, kombëtarja do ta shikonte Evropianin te kafja e lagjes”, Luizi thumbon lojtarët e kombëtares

    Reporteri
    12 Dhjetor 2023 | 11:36

    Luiz Ejlli, së fundmi ka qenë shumë i angazhuar me koncerte.

    Ditën e sotme me anë të një postimi në Instagram ai tregon se ndodhet në Shkup. Atje ai ka takuar edhe futbollistin e kombëtares, Jasir Asanin.

    Kujtojmë që kombëtarja jonë, këtë vit është kualifikuar në “Euro 2024”. Sipas Luizit merita më së shumti është e Jasirit, i cili ka dhënë një performancë të shkëlqyer në të gjitha ndeshjet.

    Krahas fotos që Luizi ka ripostuar me Asanin shkruan: “Po të mos ishe ti, kombëtarja do ta shikonte Europianin tek kafja e lagjes.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!