×
  • Show Time
  • Show Time

    Donald Veshaj i propozon martesë Bora Zemanit

    Reporteri
    12 Dhjetor 2023 | 22:23

    Në një natë mbushur me emocione dhe premierën e shumëpritur të filmit “5 herë jo”, Donald Veshaj ka dhënë një surprizë që do të mbahet mend për gjatë.

    Aktori dhe personaliteti televiziv i njohur i propozoi martesë Bora Zemanit, duke i shtuar edhe më shumë shkëlqim mbrëmjes së veçantë.

    Premiera e filmit u zhvillua në ambientet kinematografike të Cineplexx në TEG, dhe nga nesër, filmi do të jetë i disponueshëm në të gjitha kinematë.

    “5 herë jo”, filmi i parë që shikon bashkëpunimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt si protagonistë, është një projekt ambicioz me regjinë e talentuar të Erion Bubullimës, dhe premtimet për të janë të mëdha.

    “Do të doja ta kalonim jetën bashkë. A do të martohesh me mua?”, u shpreh Donaldi teksa ishte i ulur në gjunjë.
    “Po” ishte përgjigja e Bora Zemanit, e cila pranoi unazën e partnerit të saj. Pjesë e propozimit të veçantë ishte edhe djali i moderatores, Arbori, i cili po ndiqte deklaratën e Donaldit i përqafuar me nënën e tij.

    Premiera e filmit, e cila u shoqërua me një propozim për martesë në skenë, ka treguar se pasionet e tyre nuk kanë kufij dhe se dashuria e tyre për artin është e jashtëzakonshme.

    “5 herë jo” tashmë po pritet me padurim nga fansat, dhe propozimi romantik i Donaldit vetëm shton në hijeshinë dhe pritshmëritë për filmi dhe për çiftin që tashmë ka përfshirë publikun në rrugëtimin e tyre të përbashkët./Telegrafi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!