×
  • Lajme
  • Botë

    E la e dashura, nga mërzia djali i miliarderit vret veten

    Reporteri
    24 Gusht 2019 | 23:29

    Një 21-vjeçar, djalë i një tregtari miliarder, ka vrarë veten pasi e la e dashura.


    Kai Schachter-Rich ishte në një lidhje me modelen Lady Lola Crichton-Stuart.

    Por kjo e fundit vendosi të ndahej nga ai.

    21-vjeçari nuk e ka përballur dot ndarjen dhe i ka dhënë fund jetës.

    Ai vari veten, ndërsa më parë kishte pirë një koktej me drogë.

    Schachter-Rich ishte djali i tregtarit të artit në New York, Kenny Schachter dhe artistes Ilona Rich.

    Gjyshi i tij nga mamaja ishte Marc Rich, një financier i njohur si ‘mbreti i mallrave’, pasi themeloi një kompani shumë miliardë dollarëshe, Glencore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!