Moderatorja e njohur Adelina Hasani ditën e djeshme ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.

Ajo ka organizuar një dasmë të mrekullueshme ku pati mjaft shumë mysafirë.

E pyetur pse dasma e saj u bë në dhjetor, ajo parapriu duke thënë se nuk është shtatzënë.

Reklamë

“Nëse po mendon që jam shtatzënë, nuk jam. Pse rrap-tap dasmë, nuk ka të bëjë asgjë me jetën personale”, tha Hasani për “Artistët Shqiptarë”.

Moderatorja Hasani kishte organizuar mbrëmë një dasmë të madhe ku përveç familjarë e miq, pati edhe shumë fytyra të njohura të estradës.

Dasma kishte rreth 250 mysafirë të cilët i argëtoi Edi Furra dhe Florent Abrashi.

Prezantuesja e njohur Adelina Hasani i jep fund beqarisë, shikojeni si shkëlqen në fustanin e bardhë

Reklamë