Këngëtari i njohur, Ilir Shaqiri, ka publikuar një këngë të re në bashkëpunim me Tifozat Kuq e Zi për Kombëtaren e Shqipërisë.

“Përjetësisht me ty Shqipëri” është titulli i këngës, i publikuar të mërkurën në YouTube.

Kënga i kushtohet Kombëtares së Shqipërisë para Evropianit të 2024-s.

Reklamë

Ilir Shaqiri do të jetë prezent edhe në festimin e 20-vjetorit të themelimit të Tifozëve Kuq e Zi, që mbahet më 23 dhjetor në qendër të Tiranë.