×
  • Show Time
  • Show Time

    Adelina Ismaili: Shqipëria më ka dashtë më shumë se Kosova, nuk më kanë kryqëzuar asnjëherë

    Reporteri
    22 Dhjetor 2023 | 10:30

    Adelina Ismaili ka shkëlqyer në përformancën e saj në Fest 62, duke ngritur peshë të gjithë sallën me këngën tashmë të mirënjohur “Zemrën nuk ta fal”.

    Energji, vokal shpërthyes, emocione, mund të përkufizohet e gjithë performanca e saj fantastike, e cila u shoqërua duke kënduar edhe nga spektatorët në sallën e mbushur plot në Pallatin e Kongreseve.

    Edhe vetë artistja, pas përfundimit të performancës, mes mallëngjimit u shpreh se ishte shumë e emocionuar.

    “Nuk mund t’i përshkuaj emocionet që po ndjej. Shqipëria më ka dashtë më shumë se Kosova, sepse nuk më keni kryqëzuar asnjëherë”, tha Ismaili.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!