Kompania suedeze “Solar Tech” ka zhvilluar një sistem unik për ngrohjen e shtëpisë i cili përbëhet nga tjegullat e pullazeve të punuara nga xhami i zakonshëm transparent.
Pllakat fenomenale i japin kulmit pamje shumë të bukur.
Ajo që i bën aq të veçantë dhe i veçon në treg janë tjegullat e punuara nga xhami i zakonshëm dhe kanë përafërsisht peshë të njëjtë si edhe ato të punuara nga glina.
Ky sistem nuk e ngroh ujin apo gypat vakuum, por ajrin e pastër.
Tjegullat e qelqta vendosen në shtresën e zezë prej najloni nën të cilin montohen xhepat ajror.
Ngjyra e zezë absorbon ngrohtësinë e diellit dhe ajri fillon të qarkullojë, transmeton Telegrafi.
Ajri i ngrohtë përdoret për ngrohjen e ujit, ndërsa ky sistem është i lidhur me sistemin shtëpiak për ngrohje nëpërmjet akumuluesve të ngrohtësisë.
Bukuria e sistemit është në atë që zvogëlon shpenzimet e energjisë gjatë gjithë vitit edhe kur janë ditët e zymta edhe natën, në saje të aftësisë që të depozitojë ngrohtësinë në shtresat izoluese nën shtresën e zezë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.