×
  • Lajme
  • Botë

    Çka nuk bëjnë para zgjedhjeve: Politikani heq mustaqet pas 47 vitesh, arsyeja interesante

    Reporteri
    27 Gusht 2019 | 9:16

    Kreu i Partisë së Punës së Izraelit, Amir Perec u shfaq në TV pa mustaqe për herë të parë në 47 vjet,  duke thënë se falë kësaj elektorati do ta ketë më lehtë të lexojë atë që thotë përmes buzëve të tij përpara zgjedhjeve të 17 shtatorit, transmeton Reporteri.net.


    Në një intervistë për TV Channel 12 të titulluar “Amir Perec siç nuk e keni parë kurrë”, politikani izraelit njoftoi se “do t’i rikthejë shpresën Shtetit të Izraelit” pa mustaqe.

    “Për 47 vjet, shkova kudo me mustaqe. Në 2002, Shoqata e të Shurdhërve të Izraelit më kontaktoi dhe ishte hera e parë që unë i preva ato sepse ata nuk mund të lexonin buzët e mia dhe të më kuptojnë”, tha Perec

    Ai ka luajtur një rol të spikatur në politikën izraelite për dekada dhe gjithashtu ka shërbyer edhe si ministër i mbrojtjes. Duke gjykuar nga reagimet në rrjetet sociale, shumë janë të zhgënjyer që ai është rruar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!