Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka dhënë një vështrim mbi Big Brother, i cili nisi me edicionin e tretë të shtunën (13 janar).
Ajo ua bëri me dije ndjekësve se nuk do të hyjë në këtë format pas një informacioni që dëshironte të ndante me ta.
Dhe artistja ka qenë e prerë duke thënë se nuk do hynte as për 100 vjet, ndonëse i ndjek dhe mbështet artistët brenda.
Postimi i plotë i Vesës (pa ndërhyrje):
“Dje thashë që kam një njoftim të rëndësishëm. Që do ta them sot.
Dhe mora shumë mesazhe ‘a do futesh në Big Brother.
Joooo, unë as sot as për 100 vjet nuk futem në Big Brother.
Kam shumë dëshirë ta ndjek kur kam kohë dhe si një person që ka kryer master për komunikim masiv dhe pr – dua ta kuptoj shoqërinë tonë më mirë sot…dhe mendoj që është një farë terapie për ata që e gjykojnë me ftohësi – si një shou (por më shumë ndikim ama)
I uroj shumë suksese miqve të mi që janë bërë pjesë e BB3, dhe do i suportoj me zemër.
Ndërsa njoftimin me lejen tuaj po e shtyej për të hënën dhe mezi po pres, mezi po pres.
Do ta shohim bigun bashkë, të juajin dhe timin”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.