×
  • Lajme
  • Botë

    Kjo vajzë konsiderohet njeriu më i mençur në planet

    Reporteri
    28 Gusht 2019 | 15:14

    Tara Sharifi, një iraniane 11-vjeçare që jeton me familjen e saj në Mbretërinë e Bashkuar, është bërë zyrtarisht vajza më e zgjuar në botë.


    Konkretisht, si studente në Shkollën Britanike Aylesbury, Tara kaloi testin e famshëm të inteligjencës Mensa, me 162 pikë, gjë që ishte mbresëlënëse. Ky rezultat e vendos atë të lartë mbi kufirin e gjeniut – i cili qëndron në 140 pikë, transmeton Reporteri.net.

    Për më tepër, ky rezultat e bën atë më të zgjuar se Albert Einstein, i cili, megjithëse kurrë nuk e bëri këtë test, u vlerësua të ketë një koeficient të inteligjencës prej 160.  Stephen Hawking gjithashtu kishte një tregues të inteligjencës prej 160. Rezultati ishte një surprizë e madhe për të gjithë, dhe veçanërisht për Taran,e cila u shpreh e tronditur me lajmin.

    Rezultati i testit të saj varej nga aftësia e saj për të kuptuar disa fjalë dhe t’u përgjigjet atyre brenda një kohe të caktuar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!