Dhe si zakonisht shqiptarët mashtrohen me hi syve. Çfarë arritje qenka Talat Xhaferi KM procedural dhe noterial kur shqiptarët janë 40% e popullatës dhe gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në krejt Maqedoninë Veriore?
Si mund mashtrohen shqiptarët me spaleta marrëveshjesh të establishmenteve etnike klanore kur barazia qëndron në organet e shtetit dhe institucionet ku shqiptarët nuk janë të përfaqësuar dhe shpesh fare të pranishëm?!
Ju kujtohet Dritan Abazoviqi nga Ulqini? Çka bëri ai për shqiptarët? Asgjë. Ashtu si Dritan Abazoviqi edhe Talat Xhaferi do të kryej ca punë që çojnë ujë në mullirin e çdokujt përveç të shqiptarëve kurse shqiptarëve do të na mbetet vetëm dalldia e tribuve që ngazëllehen nga shkëlqimi i pasqyreve dhe xhinglave.
Shumica nga ne, si duket, duam formalen dhe jo substancialen.
Shqiptarët në Maqedoni do të jenë të barabartë vetëm kur të jenë komb shtetformues, kur gjuha shqipe të jetë zyrtare në çdo cep të Maqedonisë dhe kur shqiptarët të kenë çdo të drejtë sikur maqedonasit sllavë.
Për këto shqiptarët duhet të japin 1 milionë Talatër e Ali Ahmetër.
Uk Lushi është opinionist dhe veprimtar shqiptaro-amerikan. Këtë shkrim e ka publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.