Për 30 vjet me radhë kanadezi Bon Truong ka luajtur rregullisht loto dhe ka përdorur të njëjtat kombinime të numrave gjithë këtyre viteve. Përkushtimi dhe durimi i tij u shpaguan kur një ditë fitoi 60 milionë dollarë përmes numrave të tij fiks, transmeton Reporteri.net.


Truong kaloi tre dekada duke luajtur numrat 2, 3, 4, 8, 9, 20 dhe 30, që në të vërtetë është një kombinim i ditëlindjes së familjes së tij dhe datave të veçanta në jetën e tij. Tani, pas 30 vjetësh, ata numra e kanë sjellë atë tek milionat.

“Unë nuk mund të besoja se fitova çmimin e madh. Shkova në lotari dhe u kërkova atyre që të shtypnin numrat fitues, vetëm për t’u siguruar që të ishte e vërtetë”, është shprehur ai.

Reklamë

Me paratë që mori, ai planifikon të shlyejë borxhet dhe të blejë një shtëpi të re për familjen e tij.  /Reporteri.net