Një verari në Spanjë ka pësuar humbje më shumë se 2.5 milionë euro pasi një i maskuar ka hyrë dhe ka zbrazur 60 mijë litra verë, raporton BBC.
Përfaqësuesi i verarisë Cepa 21 ka thënë se i maskuari ka zbrazur dy kazanët me verërat më të shtrenjta, Horcajo dhe Malabrigo, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Incidenti ka ndodhur në tre të natës të dielën dhe se i dyshuari e dinte fort mirë terrenin.
Policia është duke hetuar rastin.
Në kamerat e sigurisë shihet i dyshuari që lëvizte me shpejtësi te kazanët dhe zbrazë plotësisht ata.
Përfaqësuesi ka thënë se kazanët kanë qenë shumë të vështirë për t’u hapur dhe se përfshinin mekanizma të sigurisë.
Ai dyshon se ka mundur të jetë ndonjë ish-punëtor i verarisë.
Në shishe verë Horcajo kushton 100 euro, ndërkaq Malabrigo shitet për 45 funte.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.