Ftesë për të gjitha lideret e ardhshme!
Buçaj ofron mundësi punësimi për 5 femra në pozitën Përfaqësuese e Shitjes!
Buçaj është korporatë lidere në lëminë e distribuimit të produkteve ushqimore dhe jo ushqimore!
Ne përfaqësojmë mbi 40 brende ndërkombëtare, ndër to janë: Argeta, 7 Days, Bake Rolls, Finish, Air Wick, Peyman, Vitalia, Borotalco, Rio Mare, Chio Chips e shumë të tjera!
Korporata jonë është duke u rritur, prandaj edhe do të ofrojmë mundësi punësimi për 5 pozita si Përfaqësuese e Shitjes, duke ju mundësuar të fitojnë përvojë pune në fushën e shitjes.
Roli kryesor i Përfaqësueses së Shitjes është të vizitoj pikat shitëse siç janë: hipermarketet dhe supermarketet, dyqanet e lagjeve etj., për të realizuar shitjen e produkteve që përfaqëson korporata Buçaj.
Përgjegjësitë dhe detyrat e tjera janë:
• Përcjellë realizimin e planit të shitjes të përcaktuar;
• Bën përgatitjet para daljes në teren, ku vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
• Mbanë evidencë për prezencën e produkteve për të cilat është përgjegjëse, në pikat e shitjes të vizituara brenda javës;
• Përcjellë konkurencën, çmimet, aktivitete promovuese, konkurrencën jo-lojale dhe informon mbikqyrësin;
• Konsultohet me mbikqyrësin për problemet eventuale dhe raporton për ditën e kaluar.
Çka ne ofrojmë?
• Kontratë të punës të rregullt;
• Bonuse shtesë pas periudhës tre mujore;
• Sigurimi shëndetësorë nga korporata;
• Orari i punës: Hëne-Premte 7:30-15:30;
• Trajnime profesionale;
• Kurse të gjuhës Angleze;
• Prioritet në promovim krahas kandidatëve të jashtëm.
Çka ne kërkojmë?
• Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
• Kandidatët duhet të posedojnë patent shofer- Kategoria B.
Puna si Përfaqësuese e Shitjes, është një mundësi shumë e mirë për fillimin e karrierës në industrinë e tregëtise, si një prej industrive dominante në Kosovë!
Andaj, mos hezito, eja dhe bëhu pjesë e folesë së cilësisë dhe siguroj vetës të ardhmën e ëndërrave tuaja!
Konkursi do të jetë i hapur në periudhën 04-13 Mars 2024.
Të interesuarat për këtë mundësi, CV-në tuaj mund t’a dërgoni në email-in: hr@bucaj-ks.com