Një filmim i bërë nga vetë Leka Zogu është publikuar në mediat online, ku ai duket qe ka filmuar me smartphone e tij momentin kur Elia Zaharia e ndjek nga pas duke i bërtitur “Ti ke dhunuar babin tim, që të ka mbajtur me bukë”, “Ti të prekësh me dorë prindin tim?” “70 vjeç babi im, i ke gjuajtur babit tim?”.
“S’kam prekur asgjë. Fare!” dëgjohet të thotë Leka Zogu ndërsa largohet dhe tenton të mbrohet nga ish-bashkëshortja e tij e cila është duke qarë për dhunën ndaj të atit.
Në një moment Leka Zogu dëgjohet që rënkon, ndërsa një person tjetër tenton të hyjë mes çiftit.
“Unë do të të çoj në gjyq ty. Mos më bëj mua viktimën. Falsifikator. Ti ke falsifikuar diplomën. Ti nuk ke shkollë. Je me katër klasë shkollë” dëgjohet të thotë Elja Zaharia në videon më poshtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.