Gjashtë shtetas indianë janë arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Bangkokut për tentativë për të kontrabanduar një pandë të kuqe dhe dhjetëra kafshë të tjera jashtë vendit, thonë zyrtarët e doganës tajlandeze, shkruan BBC, transmeton Reporteri.net. 

Gjarpërinjtë, papagajtë dhe hardhucat ishin në mesin e 87 kafshëve të kapura në aeroportin Suvarnabhumi, thanë zyrtarët.

Dyshohet se u zbuluan në bagazhin e kontrolluar të të dyshuarve teksa po përpiqeshin të fluturonin për në Mumbai.

Reklamë

Të dyshuarit përballen me maksimum 10 vjet burgim.

Departamenti i doganave tajlandeze publikoi foto që tregojnë pandën e kuqe – një specie e rrezikuar – brenda një shporte dhe një papagall të mbyllur në një enë plastike. Gjarpërinjtë ishin mbështjellë së bashku në qese pëlhure.

Tajlanda është një qendër kryesore tranziti për kontrabandistët e kafshëve të egra. Kafshët zakonisht shiten në Kinë dhe Vietnam, por India është bërë një treg në rritje kohëve të fundit./Reporteri.net/.