×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas denoncimit të Princ Lekës, Prokuroria nis hetimet për dhunë në familje

    Reporteri
    07 Mars 2024 | 11:27

    Prokuroria në Tiranë ka nisur hetimet për “dhunë në familje” pas denoncimit të shtetasit Lekë Zogu, verifikime edhe për publikimin e videos si provë materiale.

    Në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë më datë 06.03.2024 është referuar materiali kallëzues i shtetasit L.Z për veprën penale “Dhuna në familje”.

    Materiali është shortuar dhe i është ngarkuar prokurorit përkatës.

    Ndërkohë, në lidhje me të dhënat e publikuara në media, bëhet me dije se, nga ana e Prokurorisë kanë nisur verifikimet edhe në lidhje me publikimin e një videoje, provë materiale.

    Publikohen pamjet, britma, ankesa dhe dhunë mes Princ Lekës dhe ish gruas, Elia Zaharia

    Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur.

    Në lidhje me rastin në fjalë, është ngarkuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për të kryer veprimet hetimore përkatëse, shkruan TopChannel.

    Elia Zaharia flet për herë të parë pas videos konfliktuoze me Princ Lekën: U përpoqa të mbroj babin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!