Kanë vdekur dy personat të cilët u lënduan këtë të shtunë në një aksident trafiku në fshatin Krushevë e Madhe në Klinë.

Rastin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës e ka konfirmuar vdekjen e dy të lënduarve në aksidentin që ndodhi në Krushevë”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.

Reklamë

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10.

Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus, siç bëri të ditur policia. Dy personat ishin dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë, ku më pas ndërruan jetë. /Reporteri.net/

Aksident mes trenit dhe një kombi-busi në Klinë, lëndohen dy persona

Reklamë