Kanë dalë pamje të grupit të tifozëve ultra të Klubit të Partizanit, ata dyshohet se për çdo ditë po sulmojnë shqiptarët që kalojnë nëpër Autostradën e Serbisë.
Danas raporton se ata pothuajse çdo cep të autostradës dalin dhe i sulmojnë veturat me targa të huaja.
Tiparet e tyre duken ultra nacionaliste dhe raciste të nxitura nga dikush.
Gazeta ka publikuar edhe pamje të reja të sulmit, të cilat mund t’i shihni më poshtë.
Ndërsa, policia e Serbisë i ka identifikuar ata si ‘tifoz të partizanit’
Ata janë kapur në një incizim gjatë sulmit ne autostradë.
Viktima tyre e fundit ishte një veture me tabela të Vojvodinës ku dy udhëtarë të saj janë rrahur dhe kanë pësuar preje dhe lëndime trupore.
Kujtojmë se javën e kaluar një autobus me shqiptar është sulmuar në Serbi, të cilët po udhëtonin drejt Gjermanisë.
Deri më sot, sulmi ka qenë i paidentifikuar.