Një raport i Kombeve të Bashkuara ka thënë se temperaturat e larta pritet të rriten për të paktën 1.5 gradë celsius gjatë vitit 2024, shkruan Reporteri.net.

Sipas raportit, viti 2024 do të jetë dukshëm viti më i nxehtë ndonjëherë, duke tejkaluar rekordin e regjistruar në vitin 2023.

“Ekziston një probabilitet i lartë që viti 2024 të thyejë sërish rekordin e 2023”, ka thënë shefi i monitorimit të klimës, Omar Baddour.

Reklamë

Ndërkaq, shefi i OKB-së, Antonio Guterres, ka paralajmëruar “fatkeqësi”.

“Toka po lëshon një thirrje fatkeqësie. Ndotja nga derivatet fosile po rrit kaosin klimatik. Ndryshimet po përshpejtohen”, ka thënë Guterres.