×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    “Investimet kapitale 2023 më të lartat ndonjëherë”, Bajrami i reagon Muratit: “Mjaft me propagandë, s’po të shitet”

    Reporteri
    31 Mars 2024 | 13:02

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajarami i ka reaguar Ministri të Financave, Hekuran Murati i cili mëngjesin e sotëm tha se investimet kapitale në 2023 janë në nivelin më të lartë ndonjëherë, derisa pritet që 2024 të jetë “boom”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Deputetja e LDK-së, tha se investimet kapitale të nivelit qëndror në vititn 2023 janë të njëjta me ato të vitit 2017, 349 milionë euro, veçse siç thotë ajo në vitin 2017 buxheti i Kosovës ka qenë 1.8 miliardë euro, derisa në 2023 buxheti ishte 2.923 miliardë euro.

    “Minister propaganda,
    Prapë me shifra të pasakta. Edhe një herë sipas ministrisë që ti drejton – ministrisë së financave, investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2023 janë të njëjta me vitin 2017 – 349 milionë euro, vetëm se në vitin 2017 buxheti i Kosovës ka qënë 1.8 miliardë euro e në vitin 2023 buxheti ishte 2.923 miliardë euro dhe inflacioni në 3 vite të qeverisë tuaj është 23%.
    Po krenohesh me ivestimet kapitale të komunave, të cilat në vitin 2023 janë 205 milionë euro dhe nga 2017 janë dyfishu, por ju për komuna asnjë meritë nuk e keni, se veç pengesa ju ke bë si me bllokim të mjeteve vetanake si me tatim në pronë.
    Mjaftë me propagandë se s’po të shitet. Në qeveri të matët puna, jo fjalët.”, ka shkruar Bajrami./Reporteri.net/

    Ministri Murati thotë se investimet kapitale në 2023 ishin në nivelin më të lartë ndonjëherë, për 2024 thotë se do të ketë “boom”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!