Seth Ator, 36 vjeç, u qëllua dhe u vra nga policia në parkun e makinave të kinemasë Cinergy në Odessa, Texas, të shtunën pasdite.
Autoritetet kanë thënë se ende nuk e kanë një motiv për ngjarjen e rëndë, por shtuan se ai do të kishte vrarë më shumë njerëz, nëse policia nuk do ta kishte qëlluar për vdekje, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Viktimat e agresorit janë të moshave nga 15 deri në 57 vjeç.
Dëshmitarët kanë treguar se në mesin e viktimave ka edhe të rinj e studentë.
