Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq beson se Kosova dhe Serbia “të dyja duan të shohin një marrëveshje përfundimtare dhe të tregojnë se ne nuk jemi më një rajon konflikti, por një rajon i mirëkuptimit, por kjo nuk do të jetë e lehtë”, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Për “Euractiv”, ish-kryeministri Abazoviq ka folur edhe për votën e Malit të Zi kundër Kosovës për anëtarësimin në Këshill të Evropës.
I pyetur për veprimet e qeverisë së re, Abazoviq tha se e ka mbështetur plotësisht Kosovën gjatë mandatit të tij, por se tani ka një “realitet të ri”.
Kryeministri i ri, Milojko Spajiq, kishte më parë nënshtetësinë serbe dhe dëshiron marrëdhënie më të ngushta midis dy vendeve – një çështje e ndjeshme që e ndan Malin e Zi në mes, midis “pavarësisë” dhe atyre që e shohin veten si serbë.
Megjithatë, ai ka deklaruar se nuk ka në plan të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Abazoviq tha se vota e KiE kundër Kosovës do të ishte “e pamundur nën mandatin tim, ne ishim shumë të qartë në politikën tonë të jashtme. Politika jonë e jashtme ishte 100% në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”, tha ai.
Sa i përket qasjes së BE-së ndaj dialogut të ngecur midis Serbisë dhe Kosovës, Abazoviq tha se Brukseli duhet të përmirësojë “lojën” e tij.
“BE-ja duhet të jetë më konkrete…Nëse kemi gjithmonë këtë lloj politike shumë të butë, do të flasim ende për të njëjtën gjë pas 10 apo 20 vitesh. Kjo është një fatkeqësi sepse ne kemi humbur tashmë 20 vjet”, tha ai./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.