Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se do të udhëtojë drejt Evropës për takime me përkrahësit.
“Këtë vikend jemi në mërgatë. Fillimisht të shtunën më 20 prill në Mynih; e më pasë edhe në Vjenë, të dielën më 21 prill”, ka shkruar kryetari i LDK-së.
“Në dy takimet tona, pjesëmarrës do të jenë dhe dy kandidatë të EPP-së për Parlamentin Evropian, miq të mëdhenj të Republikës, që sot kanë nevojë për mbështetjen e shqiptarëve në mërgatë. Bernd Posselt në Mynih e Lukas Mandl në Vjenë do të shtrojnë para jush pikëpamjet e vizionet e tyre”, ka shkruar Abdixhiku.
“Mbështetja për ta është mbështetje për Republikën! Mbështetje për zërin e Kosovës në arenën më të madhe evropiane. Angazhimi i tyre i deritanishëm për vendin tonë dhe kauzën tonë ishte i jashtëzakonshëm. Tani është radha jonë! Sepse ‘shtëpia nuk mbahet pa miq’!”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.