×
  • Extra
  • Extra

    Momente të paharrueshme: Një vjeçari që lindi i shurdhër dëgjon muzikën për herë të parë

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 12:15

    Momente të adhurueshme dhe të paharrueshme, përderisa një vjeçari dëgjon muzikë për herë të parë.


    Ky është momenti i mrekullueshëm kur një djalosh një vjeçar i shurdhër dëgjoi muzikë për herë të parë, duke kërcyer nga gëzimi.

    Teddy Shotter, nga Portsmouth, kërceu rreth dhomës së tij të ndenjës, pasi që implementimit të një paisje javën e kaluar., raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

    Kjo paisje specifikisht dërgon sinjale elektrike në nervin e dëgjimit, i cili është përgjegjës për mbajtjen e zërit në tru.

    Nëna e tij ishte tejet e emocionuar, përderisa shikonte djalin e saj duke e shijuar muzikën – diçka që kishte menduar që nuk do të ndodhte asnjëherë dhe që nuk do ta përjetonte këtë emocion.

    Ajo tha: Kam qajtur teksa e shikoja. Ne lëshuam muzikë në makinë dhe ai në një lloj mënyrë më shikoi dhe kapi veshët e tij sikur të dëshironte të thoshte se po dëgjonte diçka- por kjo është hera e parë që ai e njohu muzikën dhe kërceu me të po ashtu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!