Një gjykatë në Iran i ka dhënë fund martesës midis një vajze 11-vjeçare dhe një burri 22-vjeçar dhe urdhëroi prindërit e saj të prisnin dy vjet, para se ta kthejnë atë sërish tek burri i saj.
Rasti i kësaj vajze bëri bujë më së shumti si pasojë e gazetarit Masih Alinejad, i cili postoi një video të kësaj dasme në Twitter, transmeton Reporteri.net.
“Kjo është dasma e një vajze nën moshën 13 vjeç. Unë qava kur e mora këtë video nga rrethi Bahmaj. Sipas ligjit islam, një vajzë 13 vjeç mund të martohet, por nuk guxon të vendosë vetë se si do të vishet”, ka shkruar gazetari i tmerruar në Twitter.
Edhe pse fytyra e vajzës është mjegulluar në video, shihet qartë që ajo vazhdimisht fshinë lotët. /Reporteri.net