Ditën e sotme u raportua se këngëtarja Teuta Selimi kishte raportuar bashkëshortin e saj si dhe vëllain në polici për dhunë në familje.
Rasti kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku bashkëshorti i saj Patrik Neziri e kishte goditur disa herë në kokë.
Por, siç raportoi Sinjali, vëllai i saj, Agron Selimi nuk ishte pajtuar me këtë veprim të këngëtares, kështu dhe ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj.
Por për dallim nga bashkëshorti i cili është lënë i lirë, vëllai i saj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Me tu publikuar lajmi, komentet e gjinisë mashkullore kanë qenë nga më skandalozet, duke e arsyetuar dhunën në një mënyrë apo tjetër.
“Tre herë u dasht, po mirë i paske punt ti shuj”, “Ndoshta të bon hajr se je hallakat shumë”, “Para buke, dhe mbas buke mirë është për shëndetin”, “Ho durt ju lumshin”, “Ju lumt pak t’paskan rreh”, kanë qenë vetëm disa nga komentet e meshkujve që kanë komentuar në Facebook në lajmin e publikuar nga Gazeta Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.