×
  • Show Time
  • Show Time

    Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici, dyshohet se njëri e rrahu në mëngjes e tjetri në mbrëmje

    Reporteri
    09 Maj 2024 | 13:49

    Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi raportohet se ka denoncuar në Policinë e Kosovës për dhunë në familje bashkëshortin e saj, Patrik Neziri.

    Siç raporton Sinjali, këngëtarja kosovare ishte goditur disa herë në kokë nga bashkëshorti i saj me të cilin ka dhe dy fëmijë.

    Rasti kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë.

    Krahas bashkëshortit, brenda 48 orëshit, Teuta Selimi denoncoi mbrëmë pas mesnate edhe vëllain e saj, Agron Selimi.

    Kjo dyshohet se ndodhi vëllai i saj e ka sulmuar këngëtaren fizikisht për shkak të një debati lidhur me rastin që e kishte denoncuar një ditë më parë, pra bashkëshortin Patrik Neziri.

    Me vendim të prokurorit, vëllai i këngëtares është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!