×
  • Extra
  • Extra

    Sarajevë, gjendet bomba 500 kilogramëshe nga Lufta e Dytë Botërore

    Reporteri
    05 Shtator 2019 | 12:07

    Një bombë e aeroplanit që peshon 500 kilogramë është gjetur sot në orët e para të mëngjesit në një vend-punishte në afërsi të televizionit RTV Doma në Sarajevë, vend ky që dikur shërbente si fabrikë për prodhimin e telit.


    Bombën e kanë gjetur punëtorët që po gërmonin me ekskavator, të cilët për fat të mirë e kishin vërejtur me kohë dhe informuan organet kompetente, transmeton Telegrafi.

    Ekipet e deminimit fillimisht duhet ta evakuojnë zonën përreth për shkaqe sigurie, dhe më pas ta marrin dhe ta dërgojnë në një zonë ku nuk ka njerëz.

    “Fjala është për një bombë që kryesisht hidhet nga aeroplani dhe që ka një fuqi të madhe shpërthyese. Kemi ndërmarrë gjitha masat – duke filluar nga evakuimi i banorëve dhe sigurimi i perimetrit prej dy kilometrave”, ka deklaruar drejtori i FUCZ, Fahrudin Solak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!