Fituesi i xhekpotit të lotarisë Mega Millions në vlerë pre 1.3 miliardë dollarëve është paditur nga familja se i ka gënjyer që do t’i ndante paratë me anëtarët e tjerë, raporton Daily Mail.

Fituesi fatlum i njohur si John Doe në dokumentet e gjykatës, fitoi 1.35 miliard dollarë dhe pas taksave mori 500 milionë dollarë.

Ai e ka paditur ish-bashkëshorten, me emrin Sara Smith, pasi ajo kishte shkelur marrëveshjen për të mos i treguar familjes së tij për lotarinë që kishte fituar.

Reklamë

Pasi familja e mori vesh për shumën, ka paditur atë se shkeli premtimin që në rast se do të fitonte, paratë do t’i ndante me të tjerët.