Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen e 42-të.

Osmani ka lindur më 17 maj 1982 në Mitrovicë.

Vjosa Osmani është e martuar me Prindon Sadriun me të cilin kanë dy vajza binjake. Ai përmes një fotoje të përbashkët e ka uruar presidenten në ditëlindjen e saj.

Reklamë

Osmani ka qenë deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës në pesë mandate.

Më 4 prill të vitit 2021, Osmani është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës. /Reporteri.net/