Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Bashka ka kritikuar Evropën që Kosova mbeti jashtë Këshillit të Evropës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ai ka akuzuar shtetet e Evropës për diskriminim dhe i ka quajtur hipokrite.
“Njollë e zezë për Evropën! Evropës duhet t’i vijë turp që e le Kosovën jashtë Këshillit të Evropës, pas plotësimit të të gjitha kritereve! Si mund të na predikoj BE-ja drejtësi dhe drejta të njeriut, kur diskriminojnë e privojnë një vend nga qasja në drejtësi, respektivisht në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut të BE-së!! Hipokritë!”, ka shkruar Basha në Facebook.