×
  • Extra
  • Extra

    Anita: Qava kur mora vesh për dorëheqjen e Ramushit

    Reporteri
    06 Shtator 2019 | 18:02

    Gruaja e kryeministrit në dorëheqje, Anita Haradinaj, ka deklaruar në Frontal të T7 se për dorëheqjen dhe ftesën që ka marrë Ramush Haradinaj nga Specialja, ajo është informuar nga portalet.


    Ajo ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për një ftesë të tillë e as për vendimin e tij për dorëheqje, derisa ka thënë se pas këtij lajmi ajo ka filluar edhe të qaj.

    “Kam qenë në shtëpi tu pi kafe. E kam hap telefonin edhe më kanë dal lajmet e portaleve një pas një. Fillimisht e pash lajmin që ka dhanë dorëheqje, edhe vetë me veti thash qysh. Kur hyna me lexu lajmin, u informova edhe për ftesën që ka marrë nga Gjykata Speciale”, ka thënë Anita në Frontal të T7.

    Ndryshe, kryeministri në largim dha dorëheqje për të mos shkuar si kryeministër në intervistim të Gjykatës Speciale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!