Huliganët serbë janë përleshur me policinë gjermane në Munich para ndeshjes mes Serbisë dhe Danimarkës.

Dhjetëra huliganë janë arrestuar gjatë kësaj përleshjeje nga e cila janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Disa prej këtyre huliganëve në video shihen duke sulmuar policinë gjermane me gjësende të forta.

Reklamë

Në Munich, huliganët serbë kanë bërë thirrje kundër Kosovës.