Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në orët e mbrëmjes në lagjen e Spitalit, rreth 20 metra larg vendin ku ndodhi gjuajtja me armë mes dy familjeve rreth pronës ku mbetën të vrarë dy persona.
Reporteri.net ka siguruar video ku shihet aksioni i policisë, ndërsa burime tona thonë se ka të arrestuar.
Reporteri.net ka kontaktuar me zëdhënësen e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti për të pyetur nëse ka persona të arrestuar, dhe nëse po a lidhen me ngjarjen e ditëve më parë, por ajo ka thënë se nuk ka informata për këtë rast ende. /Reporteri.net/.