Turqia ka mbyllur pjesën e parë ndaj Austrisë në epërsi 1 me 0.
Pjesa e parë ishte shumë e furishme nga të dyja kombëtaret, teksa turqit befasuan tre sekonda para se të bëhej një minutë.
Pas një harkimi nga këndi, në tollovinë e krijuar më së miri u gjend mbrojtësi turk, Merih Demiral që me një gjuajtje të fuqishme nga afërsia realizoi për 1 me 0.
Austriakët në aksionin e radhës patën mundësi të realizonin kur Christoph Baumgartner gjuajti, por topi përfundoi pranë shtyllës së majtë.
Goli i mbrojtësit turk Merih Demiral është i dyti më i shpejtë në histori të Evropianëve.
Rekordin për golin më të shpejtë e theu mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami, i cili realizoi ndaj Italisë pas vetëm 23 sekondave.
Demiral realizoi pas 57 sekondave.
Gjatë pjesës së parë, Kokcu dhe Yuksek u ndëshkuan me kartonë të verdhë. Të dy mesfushorët kyç mund të mungojnë në rast se Turqia kalon në çerekfinale.
Kokcu shkëlqeu gjatë pjesës së parë me depërtimet e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.